MENU
klinika

Teatri Metropol

Rikthehet “Metrofest 2”, manifest i dramës shqipe

02.10.2018 - 11:54

Teatri në Tiranë për sezonin e ri artistik është më i gjallë se asnjëherë më parë. Pas suksesit të Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit ku morën pjesë plot 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse e ku triumfoi Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Vdekja e Dantonit”, një tjetër festival do të zhvillohet nga Teatri Metropol.

Teatri Metropol nën moton “Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi” e mbi të gjitha një mënyrë për të na bashkuar të gjithëve, do të zhvillojë Festivalin “Metrofest 2”.

“Metrofest 2” do të zhvillohet në Teatrin Metropol në datat 03-07 dhe 10-14 Tetor 2018. Qëllim kryesor i këtij festivali është rigjallërimi i teksteve dramatike nga arkiva e dramës shqipe bazuar në një rrugëtim zbulimesh të reja të shprehive skenike.

Teatri Metropol ka si udhëheqje në veprimtarinë e tij objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore dhe këtij objektivi i takojnë edhe iniciativa të dobishme si kjo, që bashkojnë dhe lidhin hallka të një zinxhiri njerëzor për një komunitet të fuqishëm.

Çfarë është teatri dhe raporti i tij me publikun, janë çështje që kanë shqetësuar artistët ndër breza, ndaj ky festival i ardhur si pretekst për njohje dhe krijim, i fton spektatorët e kryeqytetit të zbulojnë së bashku shtigje dhe përgjigje.

I bazuar vetëm në fondin e dramave shqipe pjesët të cilat do të ngjiten në skenë janë të autorëve të mirënjohur shqiptarë. Veprat do të jenë: ‘Kryet e Hudhrës’ nga Krist Berisha; ‘Rrajët lëvizin’ nga Ernest Koliqi; ‘E mbesa e krahinarit’ nga Kristo Floqi; ‘Makaronat e shejtanit’ nga Lazër Lumezi; ‘Prangat’ nga Halil Laze.

“Metrofest 2” synon të kthehet në traditë për teatrin shqiptar si manifest për shpalosjen e vlerave të dramës shqipe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB