MENU
klinika

Mangësi njohurish për ta sfiduar

Shkodra e Vlora takim me OSBE-në për luftën ndaj kanabisit

13.10.2018 - 18:25

Përfaqësues të dy prej qarqeve më problematike për kultivimin e kanabisit, Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri.

Gjatë takimit që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, drejtoresha në detyrë e OSBE-së, Katerine Kristesashvili u shpreh se institucionet vendore kanë pasur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Ajo tha se vendorët duhet të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kanabisit, duke dhënë një mesazh të qartë për eliminimin e këtij fenomeni.

voltana-ademi-konica.al
voltana-ademi-konica.al

 

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të policive të dy qarqeve, kryebashkiakja, Voltana Ademi si dhe kryepleq të Shkodrës e të Vlorës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si vitin me rezultatin më të mirë në 20 vite në luftën antikanabis. Ndërkaq, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës “sulmoi” ish-drejtorin e policisë së këtij qarku se ka favorizuar kultivimin e hashashit.

“Alban Çela nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër. Po të ishte ai drejtor policie, s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër, dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi”, deklaroi Ademi

Ndërkaq, një nga kryepleqtë e Vlorës ka deklaruar se jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa vazhdojnë të paguhen me rrogë qesharake, prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i bandës “Bajri”

Bashkimi Evropian: Luftoni krimin dhe trafikun