MENU
klinika

Rosa Anagnosti

Sot është ditëlindja e divës së skenës shqiptare

27.10.2018 - 11:50

Si sot para 75 vjetësh lindi aktorja e njohur e skenës shqiptare, Roza Anagnosti. Ajo lindi 27 tetor në 1943. Ajo është një nga aktorët më të dashura të publikut me anë të roleve të saj në kinematografinë shqiptare si dhe në pjesët teatrale.

E fillon karrirën në Shkodër në teatrin ”Migjeni”. Në kinematografi ajo hyn më 1963 me filmin ”Detyrë e posaçme”. Një vit më vonë ajo luan në moshën 21 vjeçare luan një vajzën e Lokes te filmi ‘’Toka jonë’’.

Vazhdon me rolet e filmave ‘’Komisari i Dritës’’, ‘’Pagët e vjetra’’, ‘’Fije që priten’’ që megjithëse kanë një indokrinim dhe propagandë të theksuar të sistemit të dikurshëm përsëri pëlqehen nga mënyra se si shprehin aktorët karakterin e tyre.

Një nga këto aktore është dhe Roza e cila në këtë udhë fiton çmimet të rëndësishme kombëtare dhe Medalionin e Festivalit të vitit 1977.

Një film shumë i dashur për publikun është filmi ‘’Mësonjtorja’’ në vitin 1979. Roza Anagnosti luan pjesën e rolit kryesor aty, atë të mësueses të persekutuar nga regjimi absolutist i Perandorisë Osmane në Shqipëri në shkollën shqipe.

Radha e gjatë e filmave nuk e lodh atë, përkundrazi, e  ka forcuar dhe e ka profesionalizuar ditë pas dite në punën e saj. Me filmin “Rruga e lirisë” ajo fiton Medalionin e dytë.

Filmat e tjere janë “Ndërgjegja” 1972, “Qyteti më i ri ne botë” 1974, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, filmi i mrekullueshëm, “Taulanti kërkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Botë e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990 i japin fizionomi personalitetit të saj si aktore.

Çmimet për të janë të shumta, përpos çmimeve të mëparshme, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Ajo është e martuar me Dhimitër Anagnostin, si dhe kanë bashkëpunuar në shumë filma bashkë, që nga ‘’Toka jonë’’ e më tej.

Roli i fundit i saj është “Oskari dhe tezja Rozë” që u dha së fundmi në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’ në disa ditë si 13, 14 tetor 2018 dhe në vazhdhim.

Roza Anagnosti luante rolin e tezes Rozë, një grua shpërthyese dhe energjike që  fillon dalëngadalë të ndërveprojë me një të sëmurë në leuçemi siç ishte Oskari. Dhe nuk ka si të dalë ndryshe, ajo ishte e mrekullueshme si gjithmonë në skenë.

Ajo megjithëse në moshë të madhe luajti  me një profesionalizëm të lartë, arti i saj nuk ka moshë pasi ajo është rritur me artin.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB