MENU
klinika

Nis rikonstruksioni

Studentët braktisin konviktin, bashkia ‘zë mend’

06.10.2018 - 14:09

Ka nisur procesi i rikonstruksionit të konviktit të Universitetit të Gjirokastrës që ishte lënë në harresë prej më shumë se 15 vitesh.

Tualete të rikonstruktuara, korridore të rinovuara dhe sistem ngrohje i ri. Këto do të jenë kushtet me të cilat do të mund të jetojnë një vit akademik ata që do zgjedhin konviktin. Por edhe pse po bëhet një proces rikontruksioni duket se studentët nuk e dinë këtë fakt pasi vihet re një numër i vogël që është regjistruar aty duke zgjedhur që të marrin banesa me qera.

“U jap të drejtë studentëve që kanë braktisur konviktet dhe kanë preferuar shtëpitë me qera për të banuar. Është bërë hidroizolim i tarracës, është në proces. Gjithashtu edhe rikonstruksioni i korridorit me dyer të reja.”-tha Doriana Demo.

Procesi ka nisur por drejtorja e konvikteve ka vërejtje edhe për vitet e shkuara gjë që është konstatuar edhe nga kontrolli i lartë i Shtetit.

“Numri i studentëve ka ardhur duke u ulur vit pas vit. Kjo edhe për shkak të mungesës së investimeve por fonde për ti sjellë sa më afër dhe pritshmërive ka pasur, them se ka munguar një mirëorganizim i fondeve.”-shtoi ajo.

Pagesa vjetore e qëndrimit në konvikt kushton 30 mijë lekë. Universiteti i Gjirkoastrës ka në total 1600 vende nga të cilat 700 janë vende në konvikt. Por numri i vogël i atyre që janë regjistruar tregon se cilësia e strehimit nuk i përshtatet pagesës së qëndrimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë