Tirana kulturore vjen ndryshe në datën 18 tetor me një kulturë të largët japoneze e konkretizuar në gjininë e dramës.
‘’Tri gra dhe Misugi’’ është premiera e re që vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli nga Suela Bako dhe Romir Zalla në 18 tetor në orën 20:00 në sallën Goethe.
Me autor shkrimtrin japonez Yasushi Inoue, dramatizimi i një novele japoneze vjen kjo dramë ku në thelb të saj ka tri letra dërguar Misugit, i cili është një një udhëkryq trianësh tragjik dashurie.
E hedhur në situatën e sotme në tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa teatrale zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyresat, kulturën e largët të Japonisë së largët.
Në një dramë të konceptuar si teatër brenda teatrit, midis monologjeve (letrave) që zbërthejnë marrëdhënien njerëzore regjizor-aktor e me kompleksitetin e tij e cila shkon në rrafsh me rrëfimin e personazheve të Inoues shprehet silabusi i teatrit eksperimental në faqen e facebook.
Kjo pjesë teatrale vjen e përkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, Video dhe foto nga Gert Izeti. Me Suela Bako, Romir Zalla, Anila Muçaj, muzika nga Elona Islamaj.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, Teatrit Eksperiemtnal Spahivogli, Tess Albania, vepra japoneze vjen dhe do të jepet në Teatrin Eksperimetnal.
Kjo dramë do të vijojë të shfaqet do të shfaqet në datat 19-21-25-26-27-28.
Kush ka dëshirë të shikojë diçka të veçantë nga herët e tjera dhe në një stil të rafinuar si është kultura e largët japoneze e ka, nuk duhet ta humbasë këtë shfaqie.