MENU
klinika

Dy të plagosur

Tronditet Tirana/ Vrasje në zonën e ish-Bllokut

04.10.2018 - 22:20

Tronditet kryeqyteti. Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në ish-Bllok.

Ngjarja e rëndë është shënuar pak çaste më parë në një lokal.

Rrethanat ngelen ende të paqarta. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.

Deri më tani nuk dihen identiteti i viktimës si dhe nje prej te plagosurve.

Një nga të plagosurit është Ervis Martini, një emër i njohur ky për policinë.

Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit. Vrasja e Enton Nikës ndodhi më 11 nëntor të vitit 2015 në zonën e Linzës.

Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit “M…” në Linzë. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri.

Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis.

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.