MENU
klinika

Nga New York Times

Trump “një dritë” jeshile për diktatorët

09.10.2018 - 11:20

Këtë pranverë, Princi Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite, pas konsolidimit të pushtetit me burgosjen e rivalëve të tij në Rixhad Ritz-Carlton, shkoi në një turne shumë të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara.

Mohammed, siç dihet gjerësisht, u takua me Bill Clinton, Rupert Murdoch dhe Oprah Winfrey. Botuesi David J. Pecker, në atë kohë ende mik i ngushtë i Donald Trump, prodhoi një revistë ku fliste më së shumti për princin dhe “Mbretërinë e tij Magjike”.

Megjithatë, princi ishte duke fituar reputacion të mirë jashtë vendit ndërkohë që brenda vendit, ai ishte duke burgosur aktivistë të të drejtave të grave. Arabia Saudite hapi teatrin e parë të filmit në vend, por pati shumë probleme me gazetarët.

Dhe, natyrisht në Arabin Saudite drejton dhe vazhdon të drejtojë një koalicion që po shkakton mijëra vdekje në Jemen, një fushatë që përfshin bombardimet e civilëve, uri masive, tortura dhe përdhunime.

Princi mund të jetë liberal kur është fjala për biznesin, por ai është gjithashtu një bandit tiran, i cili është inkurajuar nga shpërfillja e Donald Trump për të drejtat e njeriut në politikën e jashtme amerikane.

Në shtator të vitit 2017, gazetari i shquar i Arabisë, Jamal Khashoggi, i cili kishte shkuar në mërgim, shkroi në The Washington Post një artikull të titulluar, “Arabia Saudite nuk ishte gjithmonë kaq shtypëse. Tani është e padurueshme”. Që pas këtij shkrimi, Khashoggi mendohet të jetë i vdekur.

Të martën e kaluar, ai shkoi në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë një dokument që vërtetonte divorcin e tij në mënyrë që të mund të martohej përsëri. Ai nuk u pa më prej atëherë. Qeveria turke pohon se ai është vrarë atje brenda.

Sarah Margon, drejtorja e Human Rights Watch, Uashington tha “Arabia Saudite ka vrarë më parë njerëz, ka futur në burg. Por kjo është në një nivel krejt tjetër” tha ajo. 

Shtetet e Bashkuara kanë patur një marrëdhënie të ngushtë strategjike me Arabinë Saudite. Megjithëse mbështetja e heshtur amerikane për luftën në Jemen filloi gjatë administratës së Barak Obamës, asnjëherë nuk ka qenë një president amerikan më entuziazt dhe më mbështetës për Arabinë Saudite sesa Trump.

Sigurisht, Trump e sheh vendin si një aleat kundër Iranit. Por është edhe më shumë se kaq.

Përveç kësaj, Trump e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të pretendojnë më të “luftojnë” për vlerat liberale në nivel global.

Çdo ditë në botë, po shtohen sjelljet brutale. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, kreu i Interpolit është arrestuar në Kinë dhe gazetarja bullgare Viktoria Marinova, emisioni televiziv i së cilës kishte hetime për biznesmenë dhe politikanë të fuqishëm, u gjet e përdhunuar dhe e vrarë.

Të martën, senatori Bernie Sanders i Vermontit të hënën, e krahasoi vrasjen e mundshme të Khashoggi me vrasjet e Rusisë të defektorëve në Angli.

Më parë këtë vit, Sanders u bashkua me senatorin konservator Mike Lee, republikan të Utah, për të futur një rezolutë për mbështetjen amerikane për luftën e Arabisë Saudite në Jemen. Dështoi sepse shumica e republikanëve votuan kundër tij. Pas zhdukjes së Khashoggi, Sanders ka në plan të provojë përsëri.

Mund të kundërshtohet nëse ka mbetur ndonjë nga Partia Republikane që dikur pretendonte të luftonte për vlerat demokratike. Por unë nuk do mbaj shpresa tek kjo.

Michelle Goldberg ka qenë një kolumnist i Opinionit që nga viti 2017. Ajo është autore e disa librave mbi politikën, besimin dhe të drejtat e grave dhe ishte pjesë e një ekipi që fitoi një çmim Pulitzer për shërbimin publik në 2018 për raportimin e çështjeve të ngacmimit seksual në vendin e punës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN