MENU
klinika

Kërkohet mbështetja e PPE-së

Vetting-u i politikanëve/ PD: Ligjin e bëjnë të fortët dhe oligarkët

10.10.2018 - 11:30

Deputetja Tabaku i kërkoi mbështetje PPE-së për vettingun e politikanëve pasi gjendja aktuale e demokracisë, institucioneve si dhe ndarjes së pushteteve është në rrezik.

Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni në tendera, konçesione e PPP, mungesa prej gjashtë muajsh e Gjykatës Kushtetuese, protesta prej pesë muajsh e artistëve kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave për afera klienteliste”, u diskutuan nga deputetja Jorida Tabaku në Akademinë Politike të Vienës, në të cilën ishte i pranishëm edhe deputeti Oerd Bylykbashi.

PD ka ndërmarrë nismën e ndarjes së politikës nga krimi; Vetingu në Politikë është një proces jetik per Shqipërinë dhe të ardhmen e saj Europiane. Ndihma e PPE dhe partive si motra në këtë proces është shumë i mirëptitur, jo vetëm për rëndësinë e kauzës por pasi krimi me mbështetje qeveritare është edhe një kërcënim për BE-në. Propozimi i dytë ka të bëjë me Platformën Antikorrupsion dhe Oligarki, që synon sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë korruptive nga kompanitë e lidhura me qeverinë dhe mazhorancën. Pasuri të përfituara nga tenderat, koncesionet dhe formati PPP i aplikuar në mënyrë antikushtetuese nga qeveria për të favorizuar një dorë biznesesh”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se Partia Demokratike e ka Integrimin Europian një qëllim jetik, ndaj ka vendosur të bëjë gjithçka në këtë drejtim, teksa qeveria me treguesit e saj negativë, po e largojnë Shqipërinë nga BE.

Z. Basha dhe Partia Demokratike e kanë shprehur dakordësinë për çdo çështje që lidhet me Integrimin. Angazhimi i tij për integrimin ka qenë konkret. Ai ka takuar personalisht anëtarë të qeverive kryesore që kanë një votë në BE për të lobuar çeljen e negociatave. Ndonëse ne jemi shumë koshient për gjendjen e rënduar në vend. Nuk duhet të harrojmë që problemet e korrupsionit, pastrimit të parave, inkriminimit të skenës politike janë rënduar sidomos gjatë viteve te fundit. Kjo ka sjellë si pasojë rënien e investimeve të huaja, thuajse 90% e Dhomave Tregtare të vendeve të BE ankohen për taksat e larta por edhe për korrupsionin galopant. Në Shqipëri thuajse asnjë investim madhor nuk zotërohet nga një biznes që vjen prej një vendi të BE. Kjo nuk më duket rastësi! Edhe ato biznese që kanë fituar koncesione apo PPP janë të lidhura me firma offshore, por asnjë kompani e madhe nga vendet e BE nuk ka një biznes të sajin të madh në Shqipëri”, tha Tabaku.

Diskutimet u shtruan në takimin vjetor të organizuar nga Partia Popullore Europiane (PPE) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) në Akademinë Politike në Vienë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!