MENU
klinika

Turizmi malor në Korçë

Voskopojë/ Fillon edicioni i parë i vrapimit malor

16.10.2018 - 09:19

Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës në lartësinë 1160 metra mbi nivelin e detit.

Voskopoja bëhet tërheqëse për turizmin edhe nëpërmjet ushtrimit të sporteve. Pas aktiviteteve apo garave të disa viteve më parë në sportin e skive, të makinave Rally, i vjen radha edhe edicionit të parë të vrapimit malor në Voskopojë.

 

Në datat 20 dhe 21 tetor do të organizohet aktiviteti sportiv i vrapimit malor në këtë fshat turistik. Në pjesën më malore të Voskopojës do të zhvillohen tre lloje garash në distancat 5,10 dhe 21 kilometra në lartësitë deri 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Persona të apasionuar pas vrapimit kanë zgjedhur Voskopojën për vetë natyrën e saj që të çelin edicionin e parë të vrapit malor.

Iniciatorët nga kryeqyteti, janë shprehur se aktiviteti do të ndërthuret edhe me traditat dhe kulinarinë e Vosjopojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit