MENU
klinika

Ngjarja në Bularat

Vrasja e Kacifas nga RENEA, reagon Ministria e Jashtme greke

28.10.2018 - 18:55

Pas lajmit për vrasjen e Konstandinos Kacifas, ka reaguar shteti grek.

Ministria e Jashtme greke ndër të tjera kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme greke:

“Autoritete greke në bashkëpunim me autoritet shqiptare kanë qenë në kontakt dhe kanë pasur informacion lidhur me ngjarjen në Bularat, ku dyshohet se shtetasi grek hapi zjarr ndaj policisë, e cila më pas kërkoi dhe arrestimin e tij.

Pak më parë ne u njoftuam se gjatë përplasjes së armatosur me policinë, humbi jetën shtetasi grek.

Shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllimin për familjarët e shtetasit grek në çdo rrethanë.

Është e papranueshme që të arrihet në një pikë humbjeje të jetëve njerëzor.

Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!