MENU
klinika

Nga The Economist

Gjermani/ Ç’do të ndodhë me aleatët e Merkel?

15.10.2018 - 13:20

Partia Bashkim Social Kristian e Bavarisë (CSU) muajt e fundit ka qenë një lloj eksperimenti për të kuptuar gjendjen e politikës evropiane. Në një nga pjesët më të pasura të Evropës, ku papunësia thuajse nuk ekziston dhe kriza e migracionit e vitit 2015 u trajtua shumë mirë, partia që kishte qeverisur për dekada ka pësuar ndjeshëm rënie.

CSU është partia “motër” e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) të Angela Merkel, kandidon në 15 shtetet e tjera federale gjermane, por jo në Bavari.

Horst Seehofer, ministri i brendshëm federal në koalicionin CDU/CSU me Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), i ka kaluar muajt e fundit duke u përpjekur të rrëzojë qeverinë e Merkel për shkak të emigracionit dhe disa çështjeve të tjera.

Në Bavari, Markus Söder, ka ndjekur një strategji të fokusuar në rivendosjen e identitetit “të krishterë” të Bavarisë.

Herën e fundit, që në Bavari pati zjedhje në vitin 2013, CSU rifitoi shumicën e saj në parlament. Por me krerët e partive në panik pas rezultatit të dobët të CDU/CSU në zgjedhjet kombëtare të shtatorit të vitit të kaluar, në të cilën alternativa më e djathtë për Gjermaninë (AfD) mori vendin e tretë, ajo u përpoq të imitonte elementet e strategjisë së AfD-së. Sot pagoi çmimin: mbështetja është ulur nga 48% në 2013 në 37%.

Krahas ekologjistëve, ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultatit të arritur është edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 10,3% të votave. Ndërsa krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë zona. Në këto zgjedhje SPD ka fituar sipas prognozave të para, vetëm rreth 9,6 % të votave, që do të thotë se ka rënë në pozitën e pestë, që është një prej rezultateve më të dobëta të kësaj partie. Shikuar nga rezultatet e deritanishme në Landtag (parlamentin e landit) është futur edhe partia liberale FDP, me rreth 5% të votave. Por kjo parti duhet të dridhet deri në numrimin e të gjitha votave, për të qenë e sigurt nëse vërtet e ka kaluar cenzusin prej pesë përqind. Ndërkohë që e sigurt është se e Majta do të mbetet jashtë parlamentit, për shkak se ajo ka fituar vetë,m 3,5% të votave.

Ishte pak më mirë seç kishin parashikuar sondazhe, por ende të pahijshme për standardet e CSU.

Cila është rëndësia e rezultatit të zgjedhjeve? Në Bavari kjo mund të nënkuptojë një koalicion të ri dhe një ndryshim të kreut të CSU. Ndërkohë, në Berlin, kancelarja Merkel mund të ndihet edhe disi fajtore. 

Por rezultati gjithashtu tregon edhe diçka tjetër. CSU dikur quhej “partia e popullit”. Këto forca gjigande, të mëdha, të qendrës së djathtë apo të qendrës së majtë kishin një qasje monopol ndaj politikës së shumicës së vendeve të Evropës Perëndimore. Por duket se monopoli po shpërbëhet.

Gaullistët dhe socialistët po humbasin rëndësinë e tyre në Francë, ndërsa mbizotërimi i ekstremit të djathtë,  dhe radikal po rritet. Në Holandë, Spanjë, Suedi dhe Itali demokratët dhe socialistët e vjetër janë tkurrur ndjeshëm. Në Greqi dhe Austri qendra e djathtë pengohet, por megjithatë socialdemokratët janë në krizë. Në Gjermani përkrahja për CDU dhe SPD po bie pothuajse kudo, ndërsa të Gjelbrit dhe AfD janë në rritje. Vetëm në Britani janë dy partitë tradicionale ende të forta, falë sistemit elektoral.

Çfarëdo që të mendoni për CSU-në, duhet pranuar se rënia e tyre tregon se ky është perëndimi i një epoke konsensusi dhe agimi i një epoke të re të antagonizmit brenda-evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sondazhet aspak favorizuese

Bavaria voton sot/ Merkel në rrezik