MENU
klinika

Kush do ta ketë të vështirë?

Zvicra në hapat e Gjermanisë/ Rrit nevojën për fuqi punëtore

07.10.2018 - 21:29

Gjermani kohët e fundit ka shprehur gjithmonë nevojën për shtim të krahut të punës, dhe mesa duket të njëjtën gjë po bën dhe Zvicra.

Sipas ekspertëve atje presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet këtë vit me rreth 3%.

Mediat kosovare vërejnë se në 3-mujorin e tretë, më shumë vende pune u publikuan në shtypin e shkruar dhe atë “online” sesa një vit më parë.

zvicra-konica.al
zvicra-konica.al

Profesionet më të kërkuar janë specialistët e IT dhe punëtorët në sektorin e industrisë dhe atë të transportit.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos pas krizës së euros që tronditi zonën e monedhës së përbashkët, fokusi ka qenë tek Gjermania, e konsideruar si motori i Europës dhe një ekonomi e fuqishme e cila i shpëtoi paq problemeve që trazuan mjaft shtete të tjera europiane.

Por, ndërkohë edhe Zvicra po lulëzon deri në atë pikë sa ekonomistët t’i rrisin ndjeshëm parashikimet e tyre për pjesën e mbetur të vitit 2018.

zvicra-konica.al
zvicra-konica.al

Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjit të ri të emigracionit për fuqinë punëtore andaj punësimi në Gjermani vijon të jetë ai më konkret.

Të paarsimuarit dhe të varfërit që duan të emigrojnë në Gjermani do ta kenë më të vështirë pasi legjislacini i miratuar frymëzohet nga modeli i ligjeve të Kanadasë.

Kjo do të bëjë që njëlloj si në rastin e Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN