MENU
klinika

Lexojini

4 këshilla për ta bërë jetën më të bukur çdo ditë

11.11.2018 - 08:15

Përcaktimi i lumturisë është shumë subjektiv dhe ndikohet nga perceptimi i vetë personit. Do preferoja ta quaja një mekanizëm që nxit të kërkuarit e emocioneve dhe ndjenjave pozitive, që i japin sens të jetuarit.

Të jesh një “person i lumtur” nuk ka formulë. Studime të ndryshme janë fokusuar tek faktorët që na bëjnë të lumtur duke përfshirë: personalitetin, shëndetin fizik dhe mendor, dashurinë dhe personat e dashur, arritjet personale/profesionale, qëndrimet, marrëdhëniet sociale, statusin social dhe ekonomik etj.

Disa sygjerime për të qënë një person i lumtur:

Përcakto se cilat gjëra në jetë të bëjnë të ndihesh i lumtur– lumturia përbëhet nga disa zgjedhje, qëndrime, mendime dhe veprime që secili prej nesh bënë në jetën e tij. Nuk mund të kontrollojmë dot të gjitha situatat në të cilat ndodhemi, por mund të kontrollojmë reagimet tona.

Mendimet- “Lumturia në jetë, ndikohet nga cilësia e mendimeve”- Marcus Aurelius. Mënyra sesi ne e perceptojmë jetën, ndikon cilësinë e saj dhe padiskutim edhe faktin nëse jemi ose jo të lumtur. Optimizmi, entuziazmi dhe pasioni në realizmin e objektivave dhe motivimi për të ndjekur dëshirat, të menduarit pozitiv kanë funksione magnetike për lumturinë.

Të jemi në kontakt me veten– lumturia është gjithashtu të ndjehemi mirë me veten, të duam veten, të kemi kontroll mbi emocionet dhe mendimet. Dashuria, është forca më e madhe dhe përbërësi kryesor që na ?on drejt lumturisë.

Kujdesu për trupin-mendjen-shpirtin– të jetosh shëndetshëm është një mënyrë për të arritur një ekuilibër mendje-trup dhe për të tërhequr rreth vetes energji pozitive. Dietë e pasur ushqimore, ushtrime fizike, vrapi, shëtitjet, takimet me miqtë, yoga, meditimi etj., janë disa element që mund të ndryshojnë cilësinë e jetës sonë.

Ekspertët tregojnë rreziqet që i kanosen shëndetit

Pse nuk duhet ta merrni celularin me vete në tualet?

Lehtëson të përzierat dhe lufton erën e keqe të gojës

Përftimet kryesore të mentes

Ja si të ndikoni në vetëm 3 hapa

Dëshironi të përmirësoni aftësitë bindëse?