MENU
klinika

Aktivitete për Heroin

550 vjetori i Skënderbeut përkujtohet në Vatikan

20.11.2018 - 10:51

Me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut, Papa Françesku mbajti dje një Udiencë në nder të kësaj figure kombëtare shqiptare që tejkalon rrafshin kombëtar.

aktiviteti 550 vjetori (2)
aktiviteti 550 vjetori (2)

Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera. Delegacionin shqiptar e kryesonte Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ndër të tjera Gramoz Ruçi iu drejtua Papës me këto fjalë:

‘’Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë’’

Në këto vite Ati i Shenjtë ka qenë shumë afër popullit shqiptar. Në 2014 vizitoi Shqipërinë ku mori pjesë në një sërë takimesh si dhe me popullin e thjeshtë. Në vitin 2016 Ati i Shenjtë shenjtëroi Shën nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë.

Kurse këtë vit Ati i Shenjtë priti përfaqësuesit e popullit shqiptar me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut, mbrojtësit të krishtërimit dhe Atletit të Krishtit. Ku ai shprehu mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.

Nga ana tjetër Papa theksoi historinë e lashtë dhe të lavdishme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve duke vënë theksin se Shqipëria duhet të jetë pjesë integrale e Europës me kulturën e saj aq unike.

‘’Sot ne kujtojmë dhe festojmë Gjergj Kastriot Skënderbeun, një bir heroik i një populli të fortë e bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore me veprat e tij, duke u bërë një simbol i padiskutueshëm i kohëzionit dhe unitetit kombëtar’’

Për figurën e Skënderbeut ai shtoi:

‘’Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë.’’

Pas ceremonisë Ambasada shqiptare në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, në teatrin “Argentina” në Romë, organizon një koncert në nder të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Me temën e koncertit “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut” morën pjesë artistë të mirënjohur shqiptarë me famë ndërkombëtare. Ndër këta artistë ishin Dua Lipa, Inva Mula, Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Erza Muqolli. Ndër to ishin dhe personalitete të tjera si Lorik Cana, Eno Peci, Klejdi Kadiu të cilët ndezën sallën për publikun momente të paharrueshme.

Eventi u hap nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, me rastin e mbylljes së vitit kombëtar të Skënderbeut. Sot do të ketë takime me Papa Françskun ku nuk do të mungojnë edhe personalitete të politikës.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB