Chrome mund të jetë shfletuesi më popullor në botë por kritikat nuk i kanë munguar gjithashtu.
Një prej kritikave më të zakonshme është se softueri nuk është më aq i shpejtë sa në fillim. Njerëzit ankohen për sasinë e lartë të memories që konsumon.
Bazuar në eksperiencën tonë ndryshimet që do të paraqesim sot kanë pasur rezultate të menjëhershme.
Si të aksesoni menunë e funksioneve eksperimentale.
Përpara se të fillojmë duhet të keni parasysh se këto funksione janë eksperimentale dhe jo për të gjithë përdoruesit kanë për të funksionuar menjëherë.
Gjithashtu ata mund të fshihen në versionet e ardhshme të shfletuesit.
Duke qenë se janë eksperimentale, ata mund të rezultojnë me pasoja në përdorimin e shfletuesit prandaj veproni me kujdes.
Hapi i pari është të shkruani në fushën e adresës chrome://flags.
- Rrisni kapacitetin e “Raster Threads”
Grafikat “raster” përdorin pikselët për të formuar një imazhe. Virtualisht të gjitha uebsajtet përdorin imazhe “raster” dhe “raster threads” kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën sesi kompjuteri lexon këto imazhe.
Kërkoni për “Number of Raster Threads” dhe ndryshoni vlerën e funksionit në 4.
- Parandaloni rifreskimin e tabeve
Nëse keni linjë të dobët interneti, faqet të cilat nuk janë hapur të plota rifreskohen automatikisht përnjëherazi.
Për të parandaluar këtë duhet të kërkoni funksionin “Only Auto-Reload Visible Tabs” dhe të përzgjidhni opsionin “Enabled.”
Kështu Chrome do të detyrohet të rifreskojë një faqe vetëm kur aksesoni tabin.
- Përmirësoni kohën e hapjes së faqeve
Nëse hapja e faqeve në internet merr kohë më shumë se zakonisht, duhet të aktivizoni funksionin Experimental Canvas Features.
- Mbyllni më shpejt tabet
Tabet dhe dritaret e Chrome mund të mbyllen me shpejtësi duke aktivizuar Javascriptin e Chrome në mënyrë të pavarur nga ndërfaqja grafike.
Edhe pse procesi do të vijojë edhe për ca sekonda të jetë aktiv në sfond, dritaret dhe tabet do të hiqen nga ekrani.
Për këtë duhet të kërkoni funksionin Fast Tab/Window Close dhe të klikoni Enable.
- Shfletim më i embël
Një tjetër veçori e cila përmirëson ndjeshëm eksperiencën në Chrome është aktivizimi i një funksioni që e bën shfletimin dhe navigimin me maus në uebsajte të ndryshme më të embël.
Mjafton të kërkoni Smooth Scrolling dhe të klikoni Enabled.
- Rrisni performancën
Së fundi në Chrome Flags gjendet një opsion i cili pasqyrimin e uebsajteve ja ngarkon grafikave dhe jo procesorit.
Në teori kjo duhet të rrisë performancën sepse ndërsa procesori mund të jetë duke u përdorur nga aplikacione të tjera, grafikat të lira janë të lira mund të shfrytëzohen nga shfletuesi.
Për ta aktivizuar këtë funksion kërkoni për Override Software Rendering List dhe të përzgjidhni opsionin Enabled.
Në disa raste mund të ketë impakt negativ dhe mjafton të ndiqni udhëzimet e mësipërme për ta ç’aktivizuar, raporton PCWorld Albanian.