MENU
klinika

Investimi 290 milionë lekësh

Belsh/ Dëmtohet rruga e përuruar për fushatë elektorale

10.11.2018 - 15:43

Rruga e re e ndërtuar në hyrje të Belshit, gjatë fushatës elektorale në vitin 2013, tashmë nuk është më funksionale, pasi ka pësuar dëmtime në aksin e saj.

Bashkia e Belshit ka bërë investimin e kësaj rruge, ndërkohë që ajo është vetëm 1 kilometër.

Fenomemi i asfalteve elektorale duket sikur nuk do të mbarojë ndonjëherë në Shqipëri dhe ky është një rast kronik. Bashkia e Belshit ka kontribuar në 90 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që i gjithë investimi ka qenë 290 milionë lekë, i paguar nga taksapaguesit shqiptarë.

Rruga në hyrje të qytetit të Belshit është ndërtuar përgjatë liqenit, por nuk korrespondon me investimet në akset e tjera të qytezës.

Kjo rrugë pasi është në hyrje të qytezës, është gjithashtu dhe impakti i parë me turistët që e vizitojnë atë, duke qenë se tashmë Belshi po kthehet në një destinacion turistik të pëlqyeshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Perlat natyrore të Shqipërisë

Belshi një nga perlat karstike të Mesdheut