MENU
klinika

Humori shkodran

Besnik Çinari, aktori që i jep dritë teatrit Migjeni

06.11.2018 - 12:38

Mjeshtri i madh i interpetimit të humorit shkodran, aktori aq i dashur  për publikun Besnik Çinari, pas një gjendje jo të mirë shëndetësore ka pësuar një infrakt dhe është dërguar me urgjencë në spitalin ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së mjekëve është dërguar në sallën e operacionit dhe tashmë mendohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren dhe do të duhet edhe një unazë tjetër. Aktori ka pasur shqetësim të vazhdueshëm dhe ka çuar drejt infraktit.

Kjo gjendje ka ardhur pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje, për katër ditë me radhë.

Teatri Migjeni ka 60 vjetori i krijimit të estradës nga ku dolën një plejadë e tërë artistësh të mrekullueshëm, që për ironi të fatit aktori do t’i mungojë për shkakun e gjendjes shëndetësore.

Po kush është Besnik Çinari? Ai është si një nga aktorët e humorit më të dashur të publikut shqiptar me interpretime të shumta rolesh e sidomos skeçesh përkrah aktorëve të estradës Migjeni si, aktorët, Tano Banushi, Hasan Smaja, Bik Pepa, Landi Shala, Gjosho Vasija, Drante Xhaj, Zylihe Miloti, Paulin Preka, Zef Deda, Zyliha Miloti, Katrina Biga, Gëzim Kruja, Sandër Ruçi etj.

Skeçet që ai ka bërë gjatë viteve të jetës së tij profesionale janë të pafundme dhe shprehin një ironi të hollë, karakteristikë e humorit shkodran dhe shumë duartrokitje. Por ka pasur bashkëpunime edhe me artistët e Korçës si të ndjerin Aleko Prodani që dha jetën në skenë, Arben Dervishi e shumë të tjerë, për të vazhduar me Ceken si dhe ata të Estradës Profesioniste të qytetit të Fierit, Luftar Paja, Todi Llupi, Arqileja etj.

Gjithashtu me artistët Aishe Stari e Fadil Hasa, me parodistët e mrekullueshem te Vlorës, me humoristët e Tiranës, të ndjerin e të mrekullueshmit Vasillaq Vangjeli, Vegim Xhani, Veli Rada, aktorët e Estradës.

Në interpretimet dhe rolet e tij dalin në pah aq mirë shumë probleme sociale. Karriera e tij fillon si polic por që e lë shpejt këtë duke iu futur rrugës së artistit.

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes së regjizorëve si Paulin Sekuj, apo Gjergj Vlashi si dhe të tjerëve që kanë parë te ai shpirtin e pasur të artistit.

Ka shkruar shumë parodi, kuplete, skeçe, grimca humoristike, tekste këngësh dhe ka dhënë pafund të qeshura publikut.

Për sofrat shkodrane ai shkruante komedi si “Sa bukur na ka dalë nana” ose bëhet bashkautor i komedisë “Bik Brodher Shkodra 1″, më pas shkruan “Bik Brother Shkodra 2″, “Alo telebingo”. Gjithashtu edhe dashamirës i futbollit me tifozëri të preferuarën e tij, ekipin ‘’Vllaznia’’.

Ka interpetruar disa monologje të shkruara nga i ndjeri Paulin Selimi, Kolec Pepa, Ahmet Kamberi të interpretuar me mjeshteri nga Besniku.

Por bashkëpunimin më të madh e ka pasur me trupën e estradës Migjeni ku dallohet edhe komedia “Surpriza” e Fadil Krajës që ai e ka interpretuar me aktoren e madhe Zyliha Miloti. Ai ka një bashkëpunim të gjatë sidomos me këtë aktore e me akoren tjetër të mrekullueshme, Drande Xhaj.

Një profesionist me vlera kaq të mëdha në fushën e komedisë. Ai duhet t’i rikthehet dashurisë së publikut, skenës së tij ku aty shpall veteveten më shumë se kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakli i radhës në Shkodër

“Turbo Show” në teatrin “Migjeni”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB