MENU
klinika

Takimi me Presidentin Thaçi

‘SHBA ndihmë Kosovës drejt qëllimit historik’

28.11.2018 - 09:17

Këshilltari kryesor për Sigurinë Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, John Bolton ka njoftuar, të martën pas mesnate, ka pasur takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Boltoni, që e kundërshton fuqishëm pavarësinë, në një postim në Twitter nuk ka përmendur fjalën shtet, por “palë”, kur ka folur për Kosovën e Serbinë.

Bolton: SHBA-ja do të ndihmojë Kosovën drejt qëllimit historik konica.al
Bolton: SHBA-ja do të ndihmojë Kosovën drejt qëllimit historik konica.al

E takova presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë. U pajtuam që tani është koha për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja është e gatshme t’u ndihmojë të dyja palëve për të arritur këtë qëllim historik”, ka shkruar Bolton.

Ish-ambasadori i SHBA-së në OKB është i vetmi zyrtar i lartë amerikan, që ka thënë se shteti i tij do të përkrahë shkëmbimin e territoreve nëse për këtë pajtohen Kosova dhe Serbia. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat