Në Mirditë bunkerët e ndërtuar në kohën e komunizmit janë shndërruar në depo droge. Kjo pasi policia me anë të informacioneve të marra në rrugë operative, zbuloi se një shtetas banues në Mirditë, kishte fshehur rreth 3 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, informon se tre persona janë arrestuar në Mirditë.
Është arrestuar 31-vjeçari Vilson Bushkola, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.
Po ashtu janë arrestuar edhe shtetasit F.K., 25 vjeç dhe E.M., 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike (20 doza).
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.