MENU
klinika

Këshilli i Stabilizim Asocimit

Dokumentet/ Pollo: Qeveria po pengon integrimin e Shqipërisë

15.11.2018 - 11:22

Bashkëkryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” për takimin e djeshëm të Këshillit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i vendit, Ditmir Bushati.

Duke iu referuar deklaratave të bëra nga Frederica Mogherini, Pollo shkruan se mesazhi ishte i qartë se me qeverinë e rilindjes lufta ndaj krimit është një pengesë dhe për rrjedhojë kjo ndikon edhe për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Pollos, Mogherini listoi disa problematika ku korrupsioni mbetet ende problem në disa sektorë të qeverisjes së kësaj maxhorance.

“Kush pretendon se dje në Bruksel, në Këshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e radhës nga Komisioni Europian, do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit, por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA, ku pala evropiane u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë Mogherini.

Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit”, në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se “BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.

Kontrasti sipas Mogherinit duket qartë. Në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme; në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet; në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për “drugs” pra narkotikë të tërë llojeve, përfshi kokainën.

Edhe në Bruksel, Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindase po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan Pollo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!