MENU
klinika

Nga New York Times

Është koha që Merkel ta ‘braktisë’ anijen…

23.11.2018 - 14:07

Kancelarja gjermane ka bërë një punë të admirueshme gjatë 13 viteve. Por pragmatizmi i saj nuk ecën në hap me kohën.

Kjo është një pranverë për konservatorët e Gjermanisë. Bashkimi Kristian Demokrat, partia kryesore e qendrës së djathtë, supozohej se do të vuante pas disa muajsh luftime me konservatorë të tjerë, humbjet e mëdha në zgjedhjet shtetërore dhe pasi udhëheqësja Angela Merkel njoftoi se po largohej nga posti i saj si kryetare e partisë. Por mesa duket partia po ringjallet.

Vendimi i  Merkelit ka nisur një garë për ta zëvendësuar atë, tre kandidatë do të mbajnë një konferencë në Hamburg më 8 dhjetor.

Annegret Kramp-Karrenbauer, ka një epërsi të lehtë në votime. Por ajo është duke u konkurruar nga Jens Spahn dhe Friedrich Merz.

Situata tani është e qartë. Megjithëse u rizgjodh vitin e kaluar, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të imagjinohet që ajo të qëndrojë si kancelare deri në vitin 2021.

Merkel nuk ka folur aspak bindshëm ndaj popullit të saj në një kohë kur gjermanët janë gjithnjë e më shumë kundër njëri-tjetrit.

Merkel ka menaxhuar mjaft mirë problemet e shkaktuara nga të tjerët, por nuk ka treguar të njëjtën aftësi për zgjidhjen e problemeve që shkaktojnë vendimet e saj. Ndoshta, vite më parë,e bënte. Por tani jo më.

Nëse kancelarja do ta menaxhonte mirë krizën e refugjatëve pas vitit 2015, Gjermania sigurisht nuk do të kishte përfunduar kjo shoqëria e polarizuar që është sot.

Shembulli më i fundit i kësaj ishte mënyra se si Merkel menaxhoi ngjarjet këtë verë në qytetin lindor të Chemnitzit.

Në fund të gushtit, një burrë 35 vjeçar vendas u godit me thikë nga një azilkërkues. Ngjarja shkaktoi protesta nga ekstremistët e krahut të djathtë dhe trazirat. Një restorant në pronësi hebreje u sulmua dhe policia më vonë arrestoi anëtarët e një grupi terrorist të dyshuar për lidhje të mundshme me ngjarjet.

Megjithatë, Merkel priti pothuajse tre muaj përpara se ajo të bënte një vizitë në Chemnitz. Kur përfundimisht vendosi të takojë vendasit javën e kaluar, një qytetar tha “Vetëm blah blah”.

Merkel ka penguar gjithashtu vendimin e qeverisë për të miratuar Marrëveshjen Globale të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, e cila u bën thirrje nënshkruesve që të ndihmojnë migrantët të integrohen në shoqëritë e tyre, ndërkohë që përmirësojnë kushtet në vendet e emigrantëve.

Në vend që të përdorte pozitën si një mundësi për të mbledhur partinë e saj dhe gjithë vendin, Merkel nuk bëri asgjë për të shpjeguar qëndrimin e saj.

Pse Merkel nuk arrin të kuptojë se kohët e pazakonta kanë nevojë për retorikë jashtëzakonisht të mirë?

Për gati një dekadë, ajo u konsiderua në mbarë botën si udhëheqësja de facto e Evropës.  Gjatë krizës së euros, pastaj më vonë gjatë konfliktit të Ukrainës dhe krizës së refugjatëve, pothuajse të gjitha mediat e rëndësishme e mbështesnin atë.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë gjermanë patën pakënaqësi, vendi u bë më i zhurmshëm dhe kancelarja nuk e ngriti aspak zërin.

Merkel mund të ndjehet e detyruar të qëndrojë edhe një mandat tjetër për shkak të Donald Trump dhe kërcënimit gjithnjë e në rritje për multilateralizmin.

Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilën Merkel do ta preferonte si pasardhësen e saj, ka pasionin, maturinë dhe komunikimin që vendi ka nevojë. Merkel mund të ndjehet e sigurt kur të lërë anijen.

Jochen Bittner është redaktor politik për gazetën javore Die Zeit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar