Komisioni për Çështje Kushtetuese do ta fillojë diskutimin për katër draft-ndryshime për ndryshimin e Kushtetutës, i cili pritet të zgjat 12 ditë.
Seancën plenare kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili gjithashtu është edhe kryetari i Komisionit për çështje kushtetuese, e ka caktuar për 1 dhjetor.
Kryeministri Zoran Zaev të premten në konferencë për shtyp tha se katër amendamentet kushtetuese janë të thjeshtë, nuk kanë asgjë kontestuese dhe janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Përndryshe, deputetët në Kuvend më 19 tetor me 80 vota për sollën vendim për hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës. Tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të saj votuan pro ndryshimeve kushtetuese.
Tani ndryshimet mund të miratohen me shumicë të thjeshtë prej 61 votave, ndërsa më pas do të shkojnë në diskutim, kurse kohëzgjatjen e cakton Parlamenti.
Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve sillet me dy të tretat e votave të deputetëve. Për amendamentin e preambulës së Kushtetutës përveç dy të tretave, i nevojshëm është edhe votimi me Badenter. /Konica.al/