Për formimin e Komisionit për Falje, për të cilin iniciativë dorëzoi grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, do të diskutohet në takimin e ardhshëm koordinues që pritet të mbahet të hënën e ardhshme.
Kështu janë marrë vesh në takimin e sotëm të rregullt kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit si dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve.
Koordinatorja e grupit të deputetëve të pavarur, Elizabeta Kançeska-Milevska, nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit, për shkak të obligimeve gjatë vizitës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Edhe koordinatori i ri deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, nuk mori pjesë në takimin e sotëm, ndërsa më pas në konferencë për shtyp tha se VMRO-DPMNE-ja nuk do të merr pjesë në punën e këtij komisioni, por nëse sjellin vendim për siç tha, drejtësi joselektive, atëherë ata do t’i mbështesin vendimet.
Në takimin e sotëm koordinues në Kuvend është biseduar edhe për aktivitete tjera. /Konica.al/