MENU
klinika

Sjellin dëmtime

Gabimet që duhet të shmangim kur aplikojmë rimelin

03.11.2018 - 12:11

Mascara për qerpikët ose ndyshe rimeli është produkti më i përdorur dhe nuk është çudi që na ndihmon të kemi një pamje më sexy dhe na bën të ndihemi më të sigurta. Ju nuk keni nevojë për kurse kozmetike për të ditur se si ta aplikoni, por edhe kështu, madje edhe gratë më me përvojë bëjnë disa gabime të zakonshme:

Mendoni se nuk gaboni kur aplikoni rimelin?

Le të shohim nëse deri në fund të artikullit nëse do të ndryshoni mendim. E mira në gjithë këtë “marrëveshje” është që sapo të njihni gabimet tuaja, mund t’i korrigjoni ato.

  1. Mos  vensosni kurrë rimel të vjetër në qerpikë

Çdo ekspert do t’ju tregojë se rimeli duhet të ndryshohet çdo 3-4 muaj, për të shmangur akumulimin dhe rritjen bakteriale që mund të shkaktojnë acarim , djegie dhe skuqje të syve.

Por ju nuk duhet të prisni tre muaj për ta ndryshuar stë. Pas çdo përdorimi, bojë derdhet gjithnjë e më shumë, dhe sapo të thahet, bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u aplikuar dhe nëse humbni 2-3 qerpikë , nuk duhet të ”fajësoni ”rimelin.

Përveç kësaj, një bojë e thatë ka të ngjarë të mos zgjasë shumë gjatë në qerpikët dhe grimcat e vogla të saj do të bien mbi lëkurën, të cilën ju duhet ta pranoni, se nuk është seksi.

Çfarë është mirë të mbani mend nga ky gabim: mos përdorni rimel të thatë, edhe nëse nuk ka skaduar akoma.

  1. Aplikoni  1-2 shtresa

Në vend të qerpikëve të gjatë, mund të zgjoheni me qerpikët “merimangë”. Së pari, duhet të dini se si të zgjidhni furçën e duhur dhe të aplikoni aq sa keni nevojë për volum shtesë, shtrirje ose lakimi.Ekspertët thonë se është gabim të aplikoni shumë duke shpresuar që të merrni më shumë vëllim.

  1. Të  përdorni Mascara me ngjyrë  kudo dhe në çdo kohë

Rimeli me ngjyrë me të vërtetë tërheq vëmendjen , por ekspertët e make up-it thonë se është një gabim për ta përdorur atë çdo ditë. Pra, nëse keni një bojë me ngjyrë (ngjyra të tjera përveç kafe), përdorni atë vetëm në raste të veçanta dhe vetëm nëse përshtatet me pjesën tjetër të veshjes tuaj.

4.Aplikimi i bojës kundër  ujit çdo ditë

Boja e papërshkueshme nga uji është një zgjidhje e shkëlqyer për ditët me shi apo shumë të nxehta ose për ngjarje apo situata më specifike. Aplikimi çdo ditë ndikon për keq   në qerpikë, sepse do të përpiqeni më shumë për ta hequr atë dhe do të perdorni më shumë me solucion pastrues dhe kjo mund ti dëmtojë, qoftë ai  i projektuar posaçërisht për bojë të papërshkueshme  nga uji.

  1. Aplikoni bojë për vetulla  në fund

Për qerpikët sexy, të gjatë dhe të rëndë ju duhet të aplikoni bojën nga baza në skaje duke lyer çdo fije, por pasi të keni mbaruar pune me vendosjen e ngjyrës së tonit që ju pelqen.

Duke ndjekur këto keshilla sytë tuaj do të duken akoma më të bukur dhe ju do të dukeni më sexy!