MENU
klinika

Histori njerëzore

I preu këmbën me sharrë druri, por i shpëtoi jetën!

20.11.2018 - 17:58

Në Muzeun e Luftës së Dytë Botërore e më vonë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, për shumë vite, ka qendruar një sharrë dore e zakonshme, që përdorin zdrukthtarët për të prerë drru.

Nëse, pa lexuar dixhiturën përkatëse, do të pyeteshin mijëra njerëz se cili ka qenë funksioni i asaj sharre, përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, do të ishte pothuajse e pamundur që ndonjëri prej tyre të jepte përgjigje të saktë.

Pse?

Për arsyen e thjeshtë sepse kjo sharrë fitoi nje status nderi dhe kuptimesh simbolike të veçanta në Muzeun Historik të shqiptarëve, pasi realizoi një funksion krejt të veçantë, jashtë gamës së të gjithë funksioneve që kryen një sharrë e thjeshtë zdrukthtari. Një funksion sa të pabesueshëm aq edhe human.

Për të sqaruar një situatë të tillë, po i referohemi një pjese libri që përshkruan në mënyrë më të plotë, më të detajuar “biografinë” krejt të veçantë të sharrës në fjalë.

Pandi Kocaqi, një hero i vërtetë i luftës sonë, erdhi në spitalin partizan me dy këmbët e ngrira. Aty kishte ngelur vetëm kirurgu zemërluan dhe asistentja e tij. Petroja rregulloi një shtrat për të sëmurin dhe mendoi planin e ndërhyrjes.

– Ju lutem më gjeni një sharrë të fortë me dhëmbëza të imëta, u tha fshatarëve.

Dikush i solli një sharrë të cilën e mprehu me një limë speciale. Petroja e provoi sharrën dhe i pëlqeu. I vendosi një fashë, të cilën e njomi me raki dhe e la ashtu 24 orë. Të nesërmen vuri në zierje thikën që e kish përdorur për vete dhe zgjodhi vendin e operacionit.

Unë mendoj që operacionin ta kryeni në plevicën e Braçes, në hyrje të fshatit, tha një fshatar.

– Do të ketë ulërima të mëdhaja, nuk duhet të tromaksim fshatin, tha Petroja.

Pandi e dinte se çfarë e priste.

– Dëgjo Pand i dashur. Ti je në një rrezik të madh. Këmbët po të dëmtojnë të gjithë trupin. Duhet të qendrosh i fortë, tha Petroja.

– M’i hiqni, u përgjigj Pandi.

– Viktor! Jepi raki e shpjere në plevicën atje, foli Petro duke zgjatur dorën…

Viktori sistemoi Pandin dhe e lidhi atë në një kolltuk druri të improvizuar…Petroja e rregulloi këmbën ashtu siç vihen drutë në dy mbajtëse për t’i sharruar. I hodhën këmbës raki, pjesës së shëndoshë dhe asaj të sëmurë. Mori thikën dhe me forcën e shtrëngimit të dorës përmblodhi dorezën, shtrëngoi nofullat. Dhëmbët i kërcitën sikur do t’i ndaheshin në shumë copa.

Tërhoqi lehtësisht lëkurën deri në kufijtë e shëndoshë e pak mbi të, lëshoi si një uragan thikën e mprehtë e me një lëvizje të jashtëzakonshme rrotulluese ndau pjesët e buta duke lënë akoma pa prerë edhe një të trëtën e saj. I sëmuri lëshoi një ulërimë…

Petroja ndjeu një djegie në gjoks. Dy pjesët e kirurgut kishin filluar të afroheshin. Ai i largoi menjëherë dhe u fut në veprim për të hequr një të tretën që kishte ngelur. Thika u lëshua si një automat, u hoq dhe pjesa e fundit. Tani ishte kocka që e mbante.

U ndje një ulërimë që vinte si nga brendësia e nje shpelle. Ishte ulërima e shpirtit të tij, rezerva e fundit e asaj që quhet njerëzore. Edhe Petro thërriste, por s’dihej se kujt. Ishte ulërima për të mbajtur veten.

– Ndal! – tha i sëmuri, vdiqaaaa!

– Ndal! – tha Petro, njësoj si i sëmuri.

Petro mori sharrën, e shtrëngoi dhe u ndje më i fortë. Ishte momenti më i rëndësishëm i shpëtimit. Kocka po nxirrte tallashin kockor të imët që binte mbi plagën e madhe. Petroja lëvizte shpejt dorën, u ndje një thyerje e vogël nga pesha e saj e kocka u shkëput përfundimisht.

Petro mori vdekjen (një këmbë e kërci i zi sterr që e lëshoi në një anë të plevicës. Tani kishin punë me pjesën e shëndoshë. Pasi e mbuloi kockën me muskujt përqark, Petroja e përfundoi operacionin historik.

Pandi ishte lëshuar i tëri dhe uji i ftohtë që po i hidhnin po e sillte pak në vete. Pas 2 javësh ndërmori operacionin e dytë. Të mësuarit për të sëmurin në këto raste do të thoshtë dhimbje e jashtëzakonshme.

I detyruar për të ndërhyrë, Petroja e bëri operacionin e dytë dhe për një javë rresht ai ishte i dërrmuar, i vinte gjumë. Ishte i ngjirur nga të thirrurat së bashku me të sëmurin. Vdekja ishte larguar. S’kishte vend për të aty. Njerëz të tillë s’pranojnë të vdesin.

Ky fragment i gjatë është shkëputur nga biografia e Petro Canit, “Babait të kirurgjisë shqiptare”.

Zyhdi Dervishi “Lente të ndërveprimit simbolik”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!