MENU
klinika

Dramaturgji në ''Kujtim Spahivogli''

”Jashtë derës’’ hyn në Teatrin Eksperimental

13.11.2018 - 10:50

‘’Jashtë derës’’ e autorit Wolfang Borchert është drama që do të shfaqet së shpejti në Teatrin Eksperimental Kombëtar ‘’Kujtim Spahivogli’’.

Në qendër të kësaj drame është një i ri gjerman që përballet me jetën e tij në pikën më të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai mendon se lufta ishte humbja e fundit dhe shpëtoi. Tashmë do t’i kthehet jetës së tij normale në një shoqëri që e do. Po është e kundërta.

Ai përballet me një indiferentizëm shoqëror në Gjermaninë e pas luftës me intgriga dhe me një negativizëm që e trondit.

Të tërë nuk e duan, e neglizhojnë, duan ta anashkalojnë, nuk e duan në jetën e tyre, merr përgjigje negative, ai thjesht është i përjashtuar.

Kthehet në shtëpi dhe shikon se gruaja është martuar me burrë tjetër, çdo gjë ka mbaruar rreth kësaj lidhje martesore.

Përpiqet t’i kthejë mbrapsht kolonelit por merr përgjigje negative.

Përpiqet të integrohet në shoqëri po ka shumë indiferencë.

Përpiqet të shkojë në shtëpi dhe përpjekjet kthehen të gjitha në situatë dramatike.

Çfarë nuk shkon me këtë shoqëri të postluftës, deri ku do të shkojnë, ankthet, paniku, paranojat e një shoqërie të mbërthyer nga idhujt dhe deliret?

Personazhet përballen me kushtet bazë të ekzistencës së tyre midis të qënit në mosqenie dhe të mosqënit për t’u plotësuar. Kjo shoqëri rrethrrotullohet në dramën e saj në një rreth vicioz që e ka pyejtes, po çfarë vjen më pas?

Kjo periudhë ngjan aq tepër me shoqërinë postkomuniste që kalon Shqipëria e sotme, me një shoqëri për nevojat e saj bazë në dramën e saj dhe mënyrës për të ekzistuar.

Kështu e sheh dhe regjizori, mjaft aktuale për realitetin që është në Shqipëri. Ku nevojat bazë krijojnë gjithë panik dhe ankth për kujdes, dhe ekzistencë. Pyetja ngrihet, pa nevojat bazë si mund të ekzistosh?

Shfaqja do të vijë si regji e Mantas Janciauskas e përkthyer nga Afrim Koçi, me skenografi të Beqo Nanaj, Kostumografe Dajana Nenaj.

Interpretojnë arrtistët: Endri Çela, Mehmet Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka, Ilirda Bejleri. Mateo Dervishaj, Algiona Aga, Olgert Mataj, Klejdi Mataj, Julian Hurdha, Kleivert Ibrahimllari, Anxhela Shkreli, Paola Kadillari, Denardo Neziri.

Ajo do të shfaqet në datën 17-18-22 nëntor ora 19:00.

 

 

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB