MENU
klinika

Përfitimet

Kjo është arsyeja pse duhet të  aplikoni vaj esencial në fundin e këmbëve cdo natë para se të flini

05.11.2018 - 15:22

Këmbët janë zona e përsosur e trupit për aplikimin e vajrave esenciale. Kjo praktikë po fiton popullaritet pasi që refleksologjia është cituar si një nga arsyet kryesore për të aplikuar vajra esenciale në këmbë.

Këtu është një listë e 5 përfitimeve më të rëndësishme të aplikimit të vajrave esenciale në këmbë.

Pse duhet të vendosni vajra esenciale në shputat e këmbëve?

1.Vajrat  shpërndahen më shpejt përmes fundit të këmbëve.

Nëse aplikoni vaj në fund të këmbës , nevojitet vetëm 20 minuta për të shpërndarë vajin në çdo qelizë të trupit . Kjo është për shkak se poret në pjesën e poshtme të këmbës janë më të trasha dhe veprojnë si kashtë që thithin përbërësit  më shpejt!

2.Thembrat e këmbëve dhe pëllëmbët e dorës janë pjesët e vetme të trupit tonë që nuk prodhojnë glandë.

Sebumi është një përbërës vajor  që pengon trupin që të absorbojë çdo substancë. Fakti që pëllëmbët e dorës  dhe thembra nuk mbajnë sebum tregon se këto zona të trupit tuaj do të thithin shpejt vajin. Sigurohuni që mos të aplikoni vajin në këmbët “e djersitura” ose në duar. Është shumë e rëndësishme që të thahen ato së pari. Në këtë mënyrë, uji nuk do të pengojë vajin esencial të përhapet.

3.Refleksologji

Është një fakt i njohur që çdo fije nervore në trupin tonë përfundon në këmbë. Është treguar shkencërisht se çdo këmbë ka 7,200 mbaresa nervore. Sipas refleksologjisë, gishti i madh është i lidhur me trurin dhe kokën. Dy gishtat e radhës,i dyti dhe i treti  janë të lidhura me sytë, ndërsa dy të fundit ar përfaqësojnë veshët.Pjesa mbështetese e këmbës është e lidhur me pjesën e gjoksit kurse harku I këmbës është i lidhur me stomakun dhe sistemin e tretjes. Siç mund ta shihni, këmbët  përfaqësojnë tërë trupin tonë, kështu që nuk është çudi pse është me rëndësi të madhe për të aplikuar vajra në këmbët dhe të kujdesemi për to.

4.Më pak irritim dhe ndjeshmëri

Përdorimi i vajrave esencialë në  këmbë rrit sigurinë, pasi kjo zvogëlon rrezikun e acarimit të lëkurës dhe ndjeshmërisë. Lëkura në thembrat e këmbëve është e njohur të jetë më pak e ndjeshme në krahasim me lëkurën në pjesën tjetër të trupit . Kjo na lejon të përdorim edhe rigon, trumzë dhe vaj agrume pa i holluar ato së pari.

 

5.Anashkalohet mëlcia

Kur jeni duke aplikuar vaj në këmbë, vaji i aplikuar do të anashkalojë mëlçinë. Kjo do të thotë se ky vaj nuk do të grumbullohet atje. Vaji arrin kapilarët e ulët bronkialë përmes sistemit të qarkullimit të gjakut dhe gjithë organizmit, në vend që të përpunohet nga mëlçia.