MENU
klinika

Tarifat doganore

Kosova vendos taksën për mallrat nga Serbia

06.11.2018 - 15:19

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim, i cili mbron interesat e prodhuesve vendor.

Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që t’i vendoset masa prej 10 për qind dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se institucionet përkatëse, të nisin zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

MTI propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe masa 10 për qind për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përjashtuar produktet me brendet ndërkombëtare. Molla, qumështi, mielli nga Serbia, biskotat, lëngjet, medikamentet, duhani, alkooli”, ka deklaruar ministri i MTI-së, Endrit Shala. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat