MENU
klinika

Marrëdhënia Kosovë-Shqipëri

Kurti: Nuk ka zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

25.11.2018 - 12:57

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se bashkëpunimi dhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e ekonomisë janë vetëm zotim, por jo edhe zbatim.

Kurti tha se bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë shpie te fuqizimi i ndërsjellët drejt integrimit dhe bashkimit në mes dy vendeve, por kjo nuk po ndodh për shkak të mos zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes dy vendeve që nga viti 2014.

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje në takimet e tyre të përbashkëta që mbahen një apo dy herë në vit, problemi është se në asnjë faqe zyrtare të dy qeverive këto marrëveshje nuk janë të publikuara të plota dhe nuk janë sjell në Kuvend për njoftim që nga 2014”, tha Kurti.

Ai tha se deputetet, Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli kishin bërë kërkesë për të u qasur në këto marrëveshje, por Ministria e Punëve të Jashtme pas një kohë i kishte kthyer përgjigje negative, që nuk i posedojnë.

Deputetet, Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli kanë bërë kërkesë mirëpo MPJ dhe qeveria nuk ka pasur përgjigje me shkrim, në kërkesën e administratës së komisionit për qeveri përgjigja në pranverë të këtij viti ka qenë, nuk i kemi. Ndonëse këto marrëveshje janë quajtur ndërkombëtare, karakteristikë e tyre është se asnjëherë nuk e kanë marrë atë karakter me cilësi zbatuese. Sado që nënshkruhen marrëveshjet nga pikëpamja e zbatueshmërisë të dy vendeve, të dy ligjeve përkatëse për marrëveshje ndërkombëtare këto marrëveshje në rendin juridik janë në shkallën më të ulët, praktikisht siç e shohim ato nuk është e thënë të zbatohen dhe as nuk ka ndonjë mekanizëm që e bën detyrim te zbatohen”, tha ai.

Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria janë bërë peng i Serbisë, ndërsa taksën 100 për qind, e vendosur për produktet serbe Kurti e cilëson si akt të dëshpëruar ndaj mos anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kosova e Shqipëria nuk po bashkohen, por janë peng i Serbisë e cila të dyja po na mban të bashkuar dhe të bllokuar inerkoneksionin 400KW tashmë të ndërtuar, jemi bashkë sepse jemi peng të Serbisë. Duhet pritur efekte pozitive nga taksa 100%, metoda nuk është adekuate dhe përgatitjet mungojnë, e kam fjalën për atë se në vend të reciprocitetit të plotë tregtar, politik, ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë që do vinte nga përcaktimi për integritet dhe dinjitet shtetëror i vendit tonë, është vënë një taksë që është më shumë një gjobë taktike, apo një akt i dëshpëruar i nënshtruar për shkak të sjelljes së Serbisë me rastin e mosanëtarësimt në INTERPOL”, tha Kurti. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat