MENU
klinika

Vizita e kancelarit austriak

Kurz: Austria pro çdo marrëveshjeje Kosovë-Serbi

06.11.2018 - 10:59

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka thënë se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij një marrëveshje paqeje është baza për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sa i përket shkëmbimit të territorit, Austria pajtohet me secilën marrëveshje që arrijnë dy vendet“, tha Kurz pas takimit që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë perspektivë evropiane për asnjërin shtet.

Një dialog i suksesshëm Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshje. Pa një marrëveshje paqe nuk mund të ketë perspektivë evropiane, nuk do të ketë bashkëjetesë të mirë dhe nuk do të ketë paqe në rajon“, tha kancelari austriak. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhënia Kosovë-Austri

Kryeministri austriak vjen në Kosovë


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat