Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se skemat e Gruevskit me Subrata Roy lidhje për krime dhe torturë.
Nga LSDM thonë se Gruevski dhe bashkëpunëtori i tij Subrata Roy, së bashku me ministrat e atëhershëm të qeverisë kanë mashtruar qytetarët se do të investojnë 211 milionë euro dhe do të punësojnë 2 mijë persona.
“Nga premtimet e fuqishme, kanë mbetur vetëm fotografitë e Gruevskit, Stavrevskit dhe Royt. Për dallim nga sjellja e tillë kriminale e Gruevskit, sot qeveria e LSDM-së po rregullon dëmet”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Mickoski është dorë e zgjatur e Gruevskit dhe për këtë arsye ai është kundër BE-së dhe NATO-së. /Konica.al/