MENU
klinika

Forumi i Paqes

Meta takon sërish homologun italian Matarella në Paris

11.11.2018 - 22:02

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në qëndrimin e tij në Paris me ftesën e presidentit francez Emanuel Macron në Forumin e Paqes, si dhe për ceremoninë e 100 vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore (LIB), është takuar sërish me homologun e tij italian Sergio Matarellan. 

Takimi i parë zyrtar midis dy presidentëve u bë disa ditë më parë në Kalabri të Italisë, ku presidenti Meta zhvilloi disa takime me arbëreshët atje, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, presidenti Meta shkruan se edhe në Paris së bashku me Presidentin italian po kujtonin mbresat e paharruara në takimin historik të para disa ditëve në Kalabri.

Postimi i plotë

“Edhe në Paris me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella duke ndarë mbresat e paharruara dhe emocionet e takimit historik me arbëreshët në Kalabri.”, shkruan në postimin e kreut të shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!