MENU
klinika

Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës

Përleshjet Izrael-Hamas/ 8 të vrarë

13.11.2018 - 17:39

Tetë vetë janë vrarë në përleshjet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza. Më shumë se 400 raketa janë hedhur në Izrael nga militantët e Hamasit që nga mbrëmja e së hënës, ndërsa avionët izraelitë kanë goditur 150 objektiva militante në përgjigje të tyre.

Shtatë palestinezë, disa prej të cilëve militantë, vdiqën gjatë sulmeve në Gaza, ndërsa një civil palestinez u vra në një sulm raketash në Izraelin jugor.

Më vonë, grupet militante palestineze thanë se Egjipti kishte ndërmjetësuar një armëpushim. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Izraeli, por kabineti i sigurisë dha ​​një deklaratë duke thënë se kishte udhëzuar ushtrinë të vazhdonte operacionet në Gaza.

Konflikti filloi kur një operacion i fshehtë i forcave izraelite brenda Gazës u ekspozua të dielën. Një komandant i Hamasit ishte midis shtatë militantëve të vrarë në përleshje dhe gjithashtu një nënkolonel izraelit gjithashtu ndërroi jetë.

Kohët e fundit dukej se OKB dhe Egjipti kishin bërë përparim në përpjekjet për një armëpushim në kufirin e Gazës, ku më shumë se 200 palestinezë janë vrarë që nga marsi.

Ushtria izraelite është akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar kundër protestuesve, por ka thënë se ushtarët e saj kanë hapur zjarr vetëm për  vetëmbrojtje ose mbi ata që janë përpjekur të depërtojnë në territorin e saj.

Pas dhunës së të dielës, një grup raketash u nis drejt Izraelit të hënën vonë, dhe mjekët izraelitë thanë se ato vranë një person dhe plagosën 28 të tjerë. Një autobus u godit nga një raketë në rajonin Shaar Hanegev, duke plagosur rëndë një ushtar. Gjatë natës , një burrë u vra kur një bllok banesash në Ashkelon u godit nga një raketë.  Tetë persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit, duke përfshirë dy gra, që sipas shërbimit të ambulancës izraelite janë në gjendje të rëndë.

Ky është një nga raundet më serioze të luftimeve që kur Izraeli dhe Hamasi luftuan në 2014. I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme Nickolay Mlladenov tha se konflikti i tanishëm ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

 Si filloi dhuna?

Palestinezët thanë se zbuluan një njësi izraelite të fshehtë në një makinë rreth 3 km brenda Rripit të Gazës, në lindje të Khan Younis, të dielën.

Izraeli nisi sulmet ajrore dhe hapi zjarr në zonë, thanë dëshmitarët. Gjashtë militantë të tjerë u vranë, si dhe një nga ushtarët e forcave speciale izraelite. Për shkak të fshehtësisë së operacionit, Izraeli nuk ka zbuluar detaje specifike rreth misionit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë, megjithatë, se operacioni “nuk kishte për qëllim të vriste apo rrëmbente terroristët, por të forconte sigurinë izraelite”.

Një zëdhënës i Hamasit e ka quajtur incidentin e së dielës si një “sulm frikacak izraelit”.

Pse janë armiq Izraeli dhe Hamasi?

Hamasi fitoi zgjedhjet palestineze në 2006 dhe përforcoi pushtetin e saj në Rripin e Gazës pas largimit presidentit palestinez, Mahmoud Abbas..

Ndërkohë që Abbas, Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) ka nënshkruar marrëveshje paqësore me Izraelin, Hamasi nuk e pranon Izraelin dhe e mbron përdorimin e dhunës kundër tij.

Izraeli dhe Hamasi kanë qenë tre herë në luftë, ndaj e gjitha kjo nuk duket e pazakontë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i regjimit "sionist"

Irani: Do të shkatërrojmë Israelin