MENU
klinika

Bllokohen turistët

Reshjet e dëborës/ Moti i keq paralizon juglindjen e vendit

18.11.2018 - 20:38

Rikthimi i reshjeve të dëborës është shoqëruar edhe me vështirësi dhe probleme në juglindje të vendit. Nga pasditja e sotme, në pjesën më të madhe të qarkut ka pasur reshje të dendura ndërsa brenda pak orësh në Dardhë trashësia e dëborës ka kaluar mbi 50 cm.

Më pak dëborë ka pasur në fshatin malor të Voskopojës me vetëm 10 cm ndërsa në pjesën tjetër janë regjistruar më pak reshje. Dëbora i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e mjeteve ç’ka ka bërë që në disa zona të regjistrohen edhe probleme dhe vështirësi. Aktualisht më problematike paraqitet situata në Dardhë ku rruga është bllokuar.

Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 cm – 1m ndërsa është bërë e pamundur të largohen pushuesit që kanë qenë në fshat për fundjavë. Probleme ka pasur edhe në zonën e Mokrës ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë energjia elektrike. Edhe Kapshtica vazhdon të ketë probleme për lëvizjen e mjeteve.

Në qarkun e Elbasanit reshjet e shiut të shoqëruara dhe me erëra të forta kane shkaktuar problem në qarkullimin e mjeteve. Më problematike situata paraqitet në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur ” Kthesa e Murrashit” , ku në kohë shirash për shkak të pozicionit që ka rruga kthehet gjithnjë në burim aksidentesh.

Në këtë aks situata paraqitet problematike për shkak të lagështirës por edhe gurëve që bien nga kodrina. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes kur qarkullojnë sidomos tek këto kthesa.

Gjithashtu edhe pika turistike e Gjinarit është mbuluar pjesërisht nga dëbora duke bërë që Policia të ndalojë qarkullimin e autobusëve në këtë aks përkohësisht. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!