MENU
klinika

Antonio Kowdrin

Rrugëtimi i një artisti të talentuar

23.11.2018 - 11:04

Antonio Kowdrin është një aktor i talentuar që shenjohet së fundmi me filmin “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazit. Jo më shumë se dje regjizori Namik Ajazi fitoi dhe çmimin e filmit nga Akademia Kult.

 

Njihet për rolet kryesore në filmat “Villa Triste”, “Hije”, në filmin “Il Gioco Della Vita”.

Në filmin ‘’Portreti i PAmbaruar i Clara Bellinit” gjithashtu marrin pjesë dhe shumë aktorë të tjerë të njohur, si Remo Girone, Victoria Zinny, Beatrice Aiello, Marta Gastini, Guljelm Radoja, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Gëzim Rudi, Artan Imami, etj..

Rrugëtimi i jetës së Antonio Kowdrin nis mes udhëkryqesh. Udhëkrye shtetesh, udhëkryqe ideologjish, mënyrash të jetesës, udhëkryqe të zhvillimit të personalitetit të tij, midis së vjetrës dhe së resë, midis shumë kuptimesh në jetë, midis shumë vëshirësish për të siguruar jetesën si i huaj me kokën e kthyer pas nga Shqipëria.

Deri në moshën 9 vjeçare ai rritet në një vend ku kultura pjell kulturë, ku shumica kanë shpirtin dhe profesionin artist, në Shkodër. Që këtu ngjizet personaliteti i njeriut dhe nuk mund të ndodhte ndryshe për të. Lindi më 22 prill 1989 në Shkodër.

Rrugëtimi i tij vazhdon me emigracionin ku fillimisht qendron në Greqi, pastaj në Itali. Në Itali banoi prej 16 vitesh. Në Greqi vazhdoi shkollën deri në moshën 14 vjeçare.

Qëndruam për disa vite deri sa familja e tij dhe ai vetë ndiheshin në vështirësi financiare dhe të pakompletuar. Më pas vendosen në Firenze (Itali).

Dashuria për aktrimin më lindi në moshën 13-14-vjeçare si një dashurie e parë dhe e fortë që do realizuar, sidomos kur ka parë një film në kinema. Dhe që në atë moshë rrugëtimi i tij pritej për të gjetur një ‘’dritë në tunel’’ për ta plotësuar realisht këtë ëndërr.

Shtatlartë, portret fotozhenik, portreti ëmbël në mprehtësinë e tij, ashtu si janë shqiptarët e kulluar me një mprehtësi natyrale dhe të paraqitshëm, ai përballet për të jetuar në punë nga më të ndryshmet. Në Itali tërheq vëmendjen e shtëpive të modës, dhe bën çfarëdo lloj punësh të tjera për të mbijetuar.

 

Me endërr të qenët aktor ai ia arrin qëllimit, në mes shumë peripecish gjeti udhëtimin e tij të karrierës.

Në moshën 18 vjeç mbarova gjimnazin dhe vendosi ta braktisë shkollën e të punoj për të bërë një shkollë private recitimi, të ndjekë çdo ‘’casting’’.

Ka punuar si model pacarelash, nëpër sfilata dhe shërbime fotografike për disa nga markat më të mira italiane. Në filma të shkurtër, në 2013, firmos kontratën e parë si ndër aktorët kryesorë te filmi italian “Villa Triste” nga regjisori Fabrizio Favilli.

Luan disa role si aktor në Shqipëri dhe në Itali. Po si filloi padashur roli në filmin e “Portreti i papërfunduar i Clara Bellinit”?

Në vitin 2015 në filmin “Hije” nga (Jotti Ejlli) ai bashkëpunon me aktorin dhe profesorin dhe aktorin Alfred Trebicka. Nga Toronto i vjen një telefonatë nga Alfredi për një rol(“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”) dhe që kishin menduar për mua.

 

Antomnio më pas dashurohet me këtë rol që i jepet, pas leximit të skenarit pranon dhe udhëton drejt Tiranës.

Roli i tij është  i një djali që nuk do t’ia dijë për rregulla, në një kohë kur shoqëria me të huaj ishte ‘’mëkat’’ i një sistemi që pjell të dënuar për të mbijetuar, dhe më e shumta mund të bjerë në dashuri me vajzën e ambasadorit.

Brenda absurditetit të së tashmes në mendimin e tij si qenie njerëzore, dhe brenda rolit të tij e imagjinoi në situatë  dhe u përshtat në një rol ku duhet të mendosh, të sillesh, të konceptosh si në kohën e shkuar.

Pra, ta pranonte dhe ta vinte veten në pozitën e atyre të rinjve që më të vërtetë i ka ndodh kjo gjë, të mendoj si do të mendoheshin ata, të ndihem si do të ndiheshin ata dhe të ndërtoj një karakter të së kaluarës së të riut me shumë ngjyra, ku dallohet, dashuria, dhimbja, rebelizmi dhe trishtimi.

Për të ishte një sfidë e rëndësishme që i vinte nga fëminia e hershme nëpërmjet gjyshërve të tyre. Nën moton për të dalë sa me më vërtetësi aktori bën gjithçka për të arritur rolin, fundja ko është mjeshtëria e tyre, të lodrojnë nëpër karaktere njerëzore.

Ky film bazohet në një histori të vërtetë, ideja e regjisorit Namik Ajazi ishte  t’i përmbledhë të gjitha historitë dhe të ndërtojë një film artistik, që i përshtatet çdo historie. Nës shumë skena, disa të tilla u zhvilluan në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Për të ishte një ndjesi e çuditshme.

Puna me këtë rol në Shqipëri ka qenë një eksperiencë e vyer për të, për të punuar me këta artistë nga Italia dhe Shqipëria. Ka qenë i nderuar përkrah aktorëve si Guljelm Radoja, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Gëzim Rudi.

Ku do shkojë ai së shpejti? Jeta e tij nisi me udhëkryq kulturash, aty ku mbrujten njerëzit e talentuar dhe madhështorët. Ku shkëmbehen kulturat ka gjithmonë arritje profesionale.

 

Rrugëtimi i tij sapo ka filluar në jetën e tij. Së fundmi ai është lart e poshtë mes Amerikës, Italisë dhe Shqipërisë që shpreson të finalizohen nga disa projekte në Los Angeles.

Në këtë rrugëtim ai percepton të tashmen, koncepton të shkuarën dhe udhëhiqet nga një eksperiencë e re në dorë të së ardhmes që nuk i intereson se si do vijë, i intereson ta jetojë atë.

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB