Të dielën, delegatët e asamblesë së përgjithshme të Interpolit, Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, organi koordinues për zbatimin e ligjit nga 192 vende, u takuan në Dubai për sesionin e tyre të 87-të vjetor.
Të mërkurën, delegatët do të zgjedhin presidentin e ri të organizatës për të zëvendësuar Meng Hongwei, i cili u zhduk në Kinë në tetor.
Autoritetet kineze më vonë njoftuan se Meng ishte arrestuar për “akuza korrupsioni” dhe më pas ai u hoq nga puna.
Kandidati kryesor për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Interpolit është Alexander Prokopchuk, një gjeneral i policisë në Ministrinë e Brendshme të Rusisë, i cili për shtatë vitet e fundit ka drejtuar zyrën ruse të Interpolit.
Kandidatura e Prokopçuk mbeti e fshehtë deri në momentin e fundit, me sa duket, derisa Kremlini ishte i bindur se siguronte mjaftueshëm vota. Një grup britanik i të drejtave të njeriut, , i shkroi sekretariatit të Interpolit duke protestuar fuqishëm emërimin.
Ndër ata që synonin postin ishin Vladimir Gusinsky, ish-pronar i grupit të pavarur mediatik rus; Leonid Nevzlin, nënkryetar i Yukos Oil; Eerik-Niiles Kross, një politikan estonez; Boris Berezovski, dikur oligarku më me influencë i Rusisë, i cili ndihmoi Vladimir Putinin dhe më vonë u bë kundërshtari i tij; Akhmed Zakayev, kryeministri çeçen që tani është larguar; dhe Nikita Kulachenkov, një aktiviste në Fondacionin Anti-Korrupsion të Aleksej Navalny.
Me një gjeneral të policisë të emëruar nga Putini në krye të Interpolit, Kremlini nuk do të kishte më nevojë të abuzonte me Interpolin për të arritur qëllimet e tij; do të ishte në gjendje ta vendoste organizatën në shërbim të saj.
Të hënën, katër senatorë amerikanë kanë nisur një deklaratë, në të cilën i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të kundërshtojë kandidimin e Prokopchuk. Senatorët kanë akuzuar Rusinë për abuzim të Interpolit, duke thënë se më pas mund të lëshojë fletarreste për kundështarët e saj. “Kjo mund të jetë një mënyrë e ndërhyrjes në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve.
Qëllimi kryesor i organizatës është shkëmbimi i informacionit dhe ndihma e ndërsjellë midis forcave policore kombëtare.
Ndryshe nga organizatat e tjera ndërkombëtare, Interpol nuk i rendit ish-presidentët e saj në faqen e saj zyrtare. Ka një arsye për këtë. Ndërmjet viteve 1940 dhe 1945, organizata, e njohur më pas si Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale, u udhëhoq vazhdimisht nga tre kriminelë të luftës naziste. Është një faqe në historinë e saj, që Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale do të donte ta harronte.
Një ditë, Interpoli pa dyshim do të dojë të harrojë edhe faqen që do të hapet të mërkurën…
Kara-Murza është një historian rus, regjisor dhe aktivist i demokracisë. Ai është Zëvendës Kryetar i Lëvizjes së Hapur të Rusisë dhe kryetar i Fondacionit Boris Nemtsov për Lirinë.