MENU
klinika

Pas 12 ndeshjesh remi

Shahu konfirmon kampionin e botës

29.11.2018 - 16:10

Norvegjezi Magnus Carlsen ka mbrojtur titullin kampion bote në shah. pasi ka mposhtur amerikanin Fabiano Caruana me rezultatin 3-0 në “tie break”. Pas 12 ndeshjeve remi që zgjatën tri javë, Carlsen ka marrë fitoren shumë shpejt.

Tri fitore radhazi në fazën e “tie break”, e cila zhvillohet kur nuk ka një fitues pas 12 ndeshjeve të para. Ndeshjet e “tie break” janë luajtur me 25 minuta në dispozicion për lojtarët në çdo ndeshje.

12 ndeshjet e mëparshme në stili klasik kishin përfunduar në remi dhe kanë zgjatur nga shtatë orë secila. Kjo është hera e tretë që Carlsen mbron titullin kampion, pasi e ka fituar nga indiani Viswanathan Anand më 2013.

Shah Fabiano Caruana Magnus Carlsen
Shah Fabiano Caruana Magnus Carlsen

Carlsen ka fituar 550.000 euro për fitoren. ndërsa Caruana 450.000 euro. Ai mbahet si një ekspert i kampionatit anglez Premier League. Norvegjezi është pjesëmarrës në lojën e famshme Fantazi Futboll dhe aktualisht ndodhet në vend të 1341-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja dhe video e lojës

Gorky kundër Leninit në…shah