MENU
klinika

Ide e rrezikshme

‘Shkëmbimi i territoreve do ta destabilizonte Ballkanin’

03.11.2018 - 11:32

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Tanja Fajon, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se çdo ndryshim i kufijve është çështje e ndjeshme, që do të kishte efekte negative për tërë rajonin.

Fajon në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se për Kosovën duhet të gjendet një zgjidhje, e cila sjell normalizimin e jetës së qytetarëve.

Çdo ndryshim i kufijve është çështje shumë e ndjeshme. Nuk jam ithtare e një ideje të tillë, sepse frikësohem se kjo do të kishte një efekt negativ për tërë rajonin, dhe se do ta destabilizonte atë. Kjo është ajo çfarë nuk më shqetëson vetëm mua, por edhe shumë vende të BE-së”, tha Fajon.

Ajo tha se shpesh herë po dëgjon në Bruksel se shumë liderë kritikojnë qëndrimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe se në Ballkan janë disa liderë të tjerë që angazhohen për ndryshim kufijsh./ Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat