MENU
klinika

Debatet

Shkodër/ Incident në takimin e LANÇ për 29 nëntor

29.11.2018 - 11:18

Takimi i veteranëve të Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare është shoqëruar me një incident.

Kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Gjon Bruçaj ka debatuar me prefektin e qarkut të Shkodrës, Çesk Millja pasi ky i fundit përfundoi fjalën e tij.

 

Bruçaj duke iu drejtuar Milljas i kërkoi shpjegime se përse lejohet që kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi të injorojë 29 nëntorin 1944 që përkon me festën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, duke e cilesuar si një ditë të zezë.

Pak ditë më parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 nëntorin 1944 si një pjesë të errët të historisë së shtetit modern shqiptar, pasi u instalua regjimi komunist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN