MENU
klinika

Dialogu Kosovës-Serbi

Thaçi: Trump mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

11.11.2018 - 13:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Presidenti Thaçi bashkë me liderë të vendeve botërore po qëndron në Paris, ku po mbahet ceremonia e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që më vonë solli përfundimin e Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor 1918. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat