Ditën e djeshme gjatë një operacioni të Policisë greke për lëndët narkotike, ka mbetur i vrarë një shtetas shqiptar në konfrrontimme armë zjarri me policinë.
Policia e Shtetit në Shqipëri konfirmoi se shqiptari i vrarë në Janinë është 39 vjeçari me iniciale Altin Mulla.
Në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.
” Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar”, thuhet gjithashtu në reagim.
Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme (22 nëntor), pranë fshatit Vissani Pogonit në rajonin e Janinës, teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.
Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve.