MENU
klinika

Ceremonia mortore

Varrimi i Kacifas/ Ekstremistët grekë: Je i pavdekshëm

08.11.2018 - 15:02

Trupi i pajetë i ekstremistit grek të vrarë në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas është kthyer ditën e djeshme në Gjirokastër, ndërsa ditën e sotme rreth orës 13:00, kortezhi i tij ka dalë nga shtëpia e paraprirë nga një flamur gjigand grek.

Ekstremisti i minoritetit grek Kostandinos Kacifas 11 ditë pas vrasjes nga RENEA është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës.

35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm!

Gjatë rrugës për në kishë, rreth arkivolit të Kaçifas kaloi nën flamurin grek në qendrën të fshatit, ndërsa 1500 nacionalistët grekë që kishin ardhur në Bularat e shoqëruan me thirrje nacionaliste si “Vorio Epiri është Greqi”, “Vdekja e një trimi, nuk mund të quhet vdekje” dhe “Greqi, ti na drejton ne”.

Ritet mortore, për nder të minoritarit grek u drejtuan nga 9 priftërinj grek, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë u pri nga eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous.

Pas mbajtjes së meshës në nder të tij, trupi i Kaçifas u përcoll në heshtje dhe me duartrokitje në varrezat e fshatit, të ndodhura në krah të kishës ortodokse.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë