MENU
klinika

Ceremonia në Bularat

Varrimi i Kacifas/ Kontroll i rreptë në dogana

08.11.2018 - 09:13

Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari i minoritetit grek që mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor sot përcillet në banesën e fundit. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat.

I mbuluar me flamurin grek, trupi i viktimës është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.

mberrin ne gjirokaster trupi i kacifas-konica.al

Masat e policisë

Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta në kufi për personat të ardhur nga Greqia që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë përpiluar një listë për të shmangur personat me prirje ekstremiste në ceremoninë mortore, për shkak se mund të rrezikohet ndonjë konflikt tjetër.

Kontrollet e imtësishme vazhdojnë të bënhen në të dyja anët e kufirit. Në Bularat policia nuk do të jetë e pranishme me uniformë për të shmangur ndonjë provokim të mundshëm. Deri tani është përjashtuar mundësia për ndonjë skenar të mundshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë