MENU
klinika

Falenderon banorët e Astirit

Veliaj: Burrash të mbajmë fjalën për zhvillimin e qytetit

29.11.2018 - 15:24

Ditën e sotme kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falenderuar përfaqësinë e banorëve të zonës së Astirit, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së tiij për bashkëpunim.

Veliaj, ju drejtohet të gjithë banorëve që preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe dhe që morën pjesë në takimin me të, në mënyrë nominale me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Më tej kryebashkiaku ju kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.

“Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi – përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit. Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën – ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në twitter.

Gjatë këtij takimi përfaqësia e banorëve të zonës së Astirit ra dakord që të bashkëpunojë për të mundësuar ndërtimin e një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.

Kryebashkiaku Veliaj garantoi shpronësim për të gjithë ata që i kanë shtëpitë me letra dhe sigurimin e banesave sociale pa afat dhe bonus qiraje për tre vite për të gjithë pjesën tjetër.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!