MENU
klinika

Bllokimi i proceseve

Vettingu/ Ende vakante vendet në KLGJ dhe KLP

18.11.2018 - 21:51

Që nga muaji mars i janë nënshtruar procesit të hetimit administrativ 60 gjyqtarë dhe prokurorë, prej të cilëve 33 janë konfirmuar në detyrë dhe 27 të tjerë janë shkarkuar.

Por pavarësisht shifrave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ende larg mbylljes së llogarive për të gjithë ata që konkurruan për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës.

Një zgjatje e tillë e procesit, po sjell gjithashtu tejkalim të afateve për “krijimet e reja” të Reformës në Drejtësi, Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe GJKKO, institucionet e hekurta që do të hetojnë e gjykojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

Në fakt nëse do të respektohej ligji, SPAK dhe GjKKO duhet të kishin nisur punë vjeshtën e kaluar. Krijimi i tyre është ende larg, përderisa prokurorët e posaçëm emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe gjyqtarët nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që të dyja ende të papërfunduara, përsa kohë komisionerët e Vettingut nuk kanë përfunduar kontrollin edhe për 3 pretendentë.

Konkretisht të paskanuar për në KLP mbeten dy prokurorët, Shpëtim Kurti dhe Besnik Cami. Siç bëhet me dije, relatimi për dy kandidatët po shqyrtohet nga Lulzim Hamitaj.

E gjitha kjo vonesë pritet të provokojë pakënaqësi edhe tek ndërkombëtarët. KLP do ketë 11 anëtarë, por vetëm gjashtë prej tyre do të jenë pjesë e prokurorisë.

Ndërkohë që nga 19 kandidatura që synonin Këshillin e akuzës, Vettingu rrëzoi 8 prokurorë. Nga pretendentët kanë kaluar provimin e Vettingut 9 prokurorë.

Njëkohësisht ngelet i pa kontrolluar edhe një anëtar për në organin e KLGJ-së, Luan Dervishi. Emri i gjyqtarit të Shkodrës hyri në listën për KLGJ së bashku me Brikena Ukperajn, një muaj nga kriza e shkaktuar nga shkarkimet, dhe gjatë të cilës ish ambasadori amerikan Donald Lu i ftoi gjyqtarët të garonin dhe mos kishin frikë nga Vettingu.

Nga 14 gjyqtarë pretendentë për në Këshillin Gjyqësor, janë konfirmuar në detyrë deri tani vetëm 10 prej tyre. Pa kryer asnjë funksion, po i mbyllet mandati një vjeçar edhe KED-së së radhës, të cilës iu shkarkuan nga Vettingu shumica e anëtarëve, duke humbur në këtë mënyrë kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Deri sa të nisë përzgjedhja për anëtarët e KED-së së tretë, gjë që do të ndodhë në dhjetor, mbetet për t’u parë kush do ta hedhë këtë herë shortin, presidenca apo kuvendi?

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!