MENU
klinika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vettingu/ KPK: Prokurori Kurti nuk ka deklaruar saktë pasurinë

22.11.2018 - 12:24

Në kuadër të Vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore kësaj rradhe me prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti.

Prokurori Kurti, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për KLP do t’i nënshtrohet filtrit të vettingut sa i përket anës profesioniale, pasurisë dhe integritetit. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj. Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se prokurori Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.

“Sipas DSIK, subjekti është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ai ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”- thotë KPK.

Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më herët, ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!