Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është prononcuar lidhur me ngjarjen e fundit përsa i përket shpalljes së një liste të shtetasve grekë “non grata” në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij ai ka paralajmëruar se lista e personave non grata nuk është mbyllur ende. Ai tha se po operohet në dy pista për Bularatin.
“Ka dy pista ku po operojmë. 1- pista diplomatike 2- pista ligjore. Lista e personave non-grata nuk është mbyllur ende. Qeveria greke ka bërë deklarata të matura. Do mirëprisnim një qëndrim akoma më të qartë dhe distancim nga thirrjet irredentiste”, tha ministri.
Po ashtu Bushati e konsideroi zhgenjyese heshtjen e Athinës dhe opinionit publik për aktin e gjuajtjes ndaj policisë.
Ndërkohë ai zgjodhi të rikthehej edhe njëherë te Kaçifa duke thënë se zhvillimet e fundit nga vrasja e tij kanë bërë që të jemi një hap më larg në marrëveshjen me Greqinë.
“Jemi një hap më larg më larg. Një klimë agresive në opinionin publik apo një lloj helmatosje në këtë proces të rëndësishëm, ndikon bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha kryediplomati.