MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Vuçiç ‘turpërohet’ në Paris

11.11.2018 - 17:32

Serbi

Mediat serbe e kanë quajtur skandaloze radhitjen e mysafirëve në manifestimin qendror, përballë Portës Triumfale në Paris, në shënimin e 100-vjetorit të marrëveshjes që i dha fund Luftës ë Parë Botërore, në një vend ishin krerët shtetërorë të më shumë se 80 shteteve, duke vlerësuar se nikoqiri e ka nënçmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kurse kanë favorizuar presidentin Thaçi, i cili ishte ulur në binën kryesore ku ishin liderët kryesorë botëror.

Derisa në mesin e rreshtit të parë të binës ishin ulur mikpritësi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe mysafirët kryesorë, presidentët amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, menjëherë pas tyre në rreshtin e dytë, ishte president i Kosovës, Hashim së Thaçi, shkruan media serbe N1.

Kosovë

Eurodeputeti gjerman dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Evropian, Knut Fleckenstein, ka folur për dhjetë shtetet të cilat thuhet se nuk do të votojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se diskutimi mes Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Evropës ka filluar, derisa ka shtuar se ai është i bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë që të lëvizin lirshëm.

Maqedoni

Komisioni për Çështjet Kushtetuese, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të fillojë debatin mbi amendamentin e katërt të Kushtetutës, çka del nga nevoja për zbatimin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Me propozim amendamentin e katërt, përveç konfirmimit të identitetit maqedonas, propozohet që Republika të mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj që jetojnë ose qëndrojnë jashtë dhe promovojnë lidhjet e tyre me atdheun.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kosovë

Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, sinonim i qytetit të ndarë, u shndërrua në simbol të kronologjisë pothuajse të të gjitha ngjarjeve të errëta në këtë qytet, duke bartur mbi supet e saj mbi një mijë incidente të ndryshme prej pasluftës e deri më sot.

Bisedimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel rreth saj dhe situatës së përgjithshme në vend, duke përfshirë edhe temat si korrigjimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës, kanë krijuar konfuzion, paqartësi e mos besim tek qytetarët, sidomos ata të Mitrovicës, të cilët fajësojnë BE-në, por edhe politikanët kosovarë për situatën më të re të krijuar këtu. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetarët fajsojnë ndërkombëtarët

BE-ja fajtore për gjendjen në Mitrovicë


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat