MENU
klinika

Deklarata e lamtumirës

Xhafaj: Ika, por ja çfarë bëra!

05.11.2018 - 18:49

Dorëheqja e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm ka shkaktuar bujë politike, duke ndezur sërish gjakrat mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar.

Edhe pse Xhafa deklaroi se ikën me vullnetin e tij të lirë, opozita e ka akuzuar si një njeri të krimit, ku përmes vëllait të tij, Agron Xahfajt, ka lulëzuar trafiku i drogës.

Sot, Xhafa, në një konferencë për mediat, i ka dhënë lamtumirën e fundit detyrës së tij si ministër i Brendshëm duke numëruar të gjitha arritjet e suksesshme që pati ai në bashkëpunim me policinë e shtetit. 

“Kemi mundur të bëjmë disa suksese të rëndësishëm në përmirësimin e rendit. Vlerësimet e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtar janë sukses. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për qindra mesazhe vlerësuese që kam marrë këto ditë, nga miq të ndryshëm….”.

deklarata e lamtumires-xhafaj-konica.al
deklarata e lamtumires-xhafaj-konica.al

Kështu e nis fjalën e lamtumirës Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm. Gjatë takimit përshëndetës me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë të Shtetit, Xhafaj falënderoi të gjithë për bashkëpunimin.

Xhafaj hoqi dorë nga posti i ministrit më 27 tetor, ndërsa lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Fatmir Xhafaj u emërua në detyrën e Ministrit të Brendshëm në mars 2017, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i akuzuar nga opozita për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve.

Në maj 2017, pas paktit të 17 majit Rama-Basha në vend të Xhafajt u emërua ministri teknik Dritan Demiraj, por pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Xhafaj u rikthye në kabinetin “Rama 2”.

Xhafaj është njeriu që drejtoi reformën në drejtësi, i mbështetur maksimalisht nga ndërkombëtarët që nxisin këtë reformë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!