MENU
klinika

Propaganda serbe

Zyrtarët serbë që do u ndalohet hyrja në Kosovë

25.11.2018 - 10:17

Mediat serbe vazhdojnë me propagandën e fuqishme kundër Kosovës, veçmas pas zbatimit të taksës doganore për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që hyjnë në Kosovë.

Gazeta serbe Novosti, shkruan se “edhe para zbatimit të taksës doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

Sipas gazetës, këta zyrtarë do të arrestohen menjëherë nëse tentojnë të kalojnë kufirin.

Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në vendkalimet, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin nga vendkalimet kufitare”, shkruan gazeta.

Novosti thotë se në listën që e ka parë ky medium janë në zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiç, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme.

Në ‘listën e zezë’ nga kabineti i kryeministres Brnabiç janë Ivica Daçiç, Nebojsha Stefanoviç, Rasim Lajiç, Zoran Mihajloviç dhe Aleksandar Vulin. Përfaqësuesit e padëshiruar nga Kuvendi i Serbisë janë presidentja Maja Gojkoviç dhe zëvendësit Verolub Arsiç, Vladimir Marinkoviç, Gjorgje Miliçeviq, Verica Radeta dhe Gordana Çomiç si dhe 14 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga presidentja Vesna Iliç-Preliç, katër gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kasacionit dhe presidentit të saj Dragomir Milojeviç dhe disa sekretarë shtetërorë, ndihmës ministra”, shkruan Novosti.

Sipas kësaj gazete, me këtë veprim është shkelur Marrëveshja e Brukselit që ka të bëjë me vizita zyrtare dhe e cila është në fuqi që nga viti 2014. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat